Opozita ankohet te qeveria, Noka e Xhaferri: U zhvendosën zgjedhësit, presione votuesve

Opozita ka shfrytëzuar prezencën e zëvendësministrit të brendshëm në komisionin e sigurisë për tu ankuar mbi procesin zgjedhor. Flamur Noka e Ferdinand Xhaferri kanë akuzuar se mbi 180 mijë emra u zhvendosën nga qendrat e votimit dhe policia u përdor për presione. Por përfaqësuesit e mazhorancës e cilësuan çdo gjë korrekte

Miratimi i aktit normativ për shtyerjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit për zgjedhjet e 14 majit është shfrytëzuar nga opozita për të renditur shkëljet sipas tyrë në votime. Flamur noka dhe Ferdinand Xhaferri theksin e kanë vënë te lëvizja nga qendrat e votimit, por sipas tyre edhe te presioni i ushtruar ndaj zgjedhësve.

"Për herë të parë në 32 vjet demokraci kemi parë shefa komisariatesh, ofeicerë policie, operacionalja që u kthye në survejues, monitorues dhe asgjesues të aktivistëve të opozitës dhe kryesisht të BF," tha Flamur Noka.

"Ka ndonjë gjë për të thënë Ministri i Brendshëm kur në raport theksohet se votuesëve u janë bërë presion.

"186 mijë zgjedhës shkuan pranë QV dhe nuk e gjetën," tha Noka.

Përgjigjen ia ka dhënë kryetari i komisionit të sigurisë, sipas të cilët gjithçka u zhvillua sipas rregullave

"Sovrani foli këtë rradhë me votë të lirë, demokratike," tha ai.

Por dhe përfaqësuesit e qeverisë kanë nënvizuar se gjithçka është realizuar në koordinim me KQZ.

"Veprimet e kryera nga strukturat e policisë së brendshme që kanë të bëjnë me çështjen e zgjedhjeve, janë kryer në kërkesë të plotë të KQZ

Pavarësisht kësaj, për çdo ankesë në komision ministria e brendshme ka deklaruar se do të ketë dhe një raport me përgjigje të plota. Veprimi është bërë me kërkesë të KQZ, me mbikqyrje dhe konfirmim të KQZ-së," tha ai.