Sa të sigurt jemi në punë? Qytetarët: Nuk mban askush përgjegjësi nëse na ndodh diçka
Shumë qytetarë mendojnë se në vendin tonë punonjësit nuk kanë siguri nëse atyre mund tju ndodh ndonjë aksident me pasoojë në jetë. Edhe eksperti I punësimit Erion Muca shprehet se siguria në punë është një ndër problemet reale ku punononjësit ekspozohen përballë rrezikut e në fakt për këtë duhet një kujdes jo vetëm i kompanisë por edhe vetjak .
Dy aksidente me viktima në harkun e një jave në Tiranë dhe Vlorë kanë ngjallur mes qytetarëve shqetësimin për sigurinë në punë.
"Ra dje, vdiq burri huaj 50 vjeç.
Është fatkeqësi e madhe. Fajtorin hajde gjeje ti tani, jo inxhinieri, tekniku. Ai iku.
Jo, nuk jemi fare të sigurtë. Punojmë për 30-35 mijë lekë. Mezi marrim një ditë në javë pushim. Edhe ajo s'del, kalon në gjumë nga mëngjesi në darkë për tu shplodhur," thonë ata.
Ka prej tyre që ndajnë qëndrimin se në Shqipëri jeta e punëtorit nuk vlerësohet
"Jeta është e çmuar, po këtu nuk çmohet. Pajisjet për mbrojtjen e punëtorit nuk i blen ai. Është i pambrojtur, s'ka siguri pune," tha ai.
Erjon Muça , ekspert i punësimit thotë se për nga numri I humbjes së jetës në krahasim me vendet e tjera është më I ulët kjo si pasojë se shumë nga problemet nuk raportohen
"Numri i humbjes së jetës në Shqiëpri është shumë i vogël në raport me vendet e tjera. Kjo pasi një pjesë nuk raportohen si aksidente në punë," tha ai.
Për Muçën veç punëmarrësit ndërgjegjësim duhet të ketë dhe vetë punonjësi.
"Një pjesë e pasojave nga jetë njerëzish janë nga neglizhencat vetjake të vetë punonjësve," tha ai.
Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total. Ndërtimi rezulton puna më pak e sigurtë dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish.