NATO bën bashkë Shqipëri e Kosovë/ Armatimet, helikopterët e makinat e ushtrisë zbresin te “Nënë Tereza”

Defender 2023 ka bërë bashkë në Tiranë trupat e Natos ku u përfshinë dhe forcat e kosovës. Armatimët e luftës në ajër, tokë e në det  u shfaqën për publikun, ndërsa efektivët paraqitën dhe përgatitjen e tyre

Sheshi Nënë Tereza u kthye këtë të hënë në një arenë ku forcat e armatosura shfaqen disa prej paisjeve ushtarake

Helikopterët e natos ishin ata që hapën ceremoninë e organizuar për nisjen e stërvitjes Defender 2023.

Forcat ajrore iu bashkëngjitën trupave të Kosovës, SHBA-ve dhe vendeve të tjera të NATO-s.

Në stenda u paraqitën armatime e përdorura nga këmbësoria, ku nuk munguan snajperët dhe automatikë të ndryshëm.

Nuk munguan as pjesëmarrësit që kërkuan t'i shikonin më nga afër armët.

Robotët dhe paisjet minakërkuese, por edhe veshjet e polumbarëve dhe ato të shpëtimit ishin të hapura për publikun

Dronë të ndryshëm me kamera të posaçme u bënë pjesë e stendave.

Makinat me mitrolozë të rëndë u zhvendosën nga repartet ushtarake në qendër të kryeqytetit, e nga nesër do të jenë në terren aty ku do të zhvillohet stërvitja më e madhe e NATO, aktivitet që zhvillohet kur rusia ende vijon sulmin në territorin e Ukrainës.