Familjarë të Jani Rustemit protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Vdiq nga dhuna, kishte dhëmbët e thyer e veshin të nxirë
E dhunuan barbarisht para se të vdeiste, ky është pretendimi i familjarëve të Jani Rustemi, të cilët protestuan këtë të hënë para ministrisë së Drejtësisë. 27-vjeçari ndërroi jetë pas 2 javësh në koma, në spital, ku ishte dërguar nga qelitë e paraburgimit, ku ishte arrestuar për vjedhje.
Familjarët e 27 vjeçarin Jani Rustemi i cili ndërroi jetë pas më shumë se një muaji në koma kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Drejtësisë.
Ata kërkojnë drejtësi për djalin e tyre i cili ra në koma pasi u arrestua nga policia më 12 prill për vjedhjen e një tapeti e një palë atletesh.
Babai i të ndjerit akuzon shtetin ndërsa e ëma shprehet se djali i saj nuk vuantë nga asnjë sëmundje ndërsa sot ka parë që ai kishte dhëbët e thyer e veshin të nxirë.
"Dyshimet e mia janë se atë e ka vrarë shteti. Nuk e di se nuk po më jep njeri përgjigje se kush ma ka vrarë djalin dhe ai person të mbajë përgjegjësi. Kemi dhe dyshime, ne duam drejtësi. Ai ka vdekur nga dhuna," tha babai i tij.
"E kam pas djalin si kokrra e mollës dhe ma sollën me arkivol. Dua drejhtësinë e djalit tim. Nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje. E kontrollova djalin, kishte dhëmbin e thyer, veshin e zi stërrë se në spital nuk më linin policët ta kontrollonim," tha nëna e viktimës.
