Juventusi në telashe, Apeli i Federatës Italiane e dënon me 10 pikë në klasifikim, Milan në Champions

Prokurori kërkoi 11 pikë ndërsa Apeli i Federatës Italiane e dënoi me 10 pikë më pak në klasifikimin e këtij sezoni klubin e Juventusit për çështjen e plusvalencave.

Vendimi është marrë pas rreth 8 orëve nga momenti i mbledhjes së gjykatësve të cilët morën parasysh kërkesën e prokurorisë edhe pse pjesërisht.

Në këtë mënyrë, çështja e plusvalencave u reduktua përfundimisht nga 15 në 10 pikë penalizim që gjithsesi e zbresin Juventusin në vendin shtatë dhe jashtë zonës Champions kur duhen edhe dy javë nga fundi.

Për momentin Milani është në zonën  Champions për sezonin e ardhshëm ndërsa Lazio është kualifikuar zyrtarisht.

Ajo që bie në sy është lirimi i ish-presidentit dhe mesfushorit Pavel Nedved nga të gjitha akuzat por mbetet në fuqi pezullimi 8 mujor për ish-presidentin Andrea Agnelli dhe pjesën më të madhe të drejtuesve më të lartë të cilët dhanë dorëheqjen përpara pak muajsh.