Habit tifozja e Tiranës, Kleona Tela: Më pëlqen Gjimshiti se ka hundën e madhe, e tregon që është shqiptar…

Kleona Tela, tifozja e Tiranës ka shkaktuar të qeshura në studio me fjalët e saj për Berat Gjimshitin. E ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, Tela është pyetur për lojtarin e saj të preferuar te Kombëtarja.

Zgjedhja ishte Berat Gjimshiti, por arsyetimi nuk dëgjohet edhe aq shpesh.

“Mua më pëlqen Berat Gjimshiti. Ky më pëlqen se e ka hundën e madhe. E tregon që është shqiptar. E vetmja gjë e keqe është që ka marrë grua serbe. Gjithë ai cun, me gjithë atë hundë, duhej të merrte grua shqiptare”, tha Kleona Tela.