Man. City fiton edhe si kampion, nuk e kursen Chelsean as me formacionin rezervë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2023, 19:02
Kampionët e Anglisë nuk e falin as Chelsean. Rreth 24 orë pasi festuan titullin e nëntë dhe të pestin rresht, bardhekaltërit dominuan skuadrën e Frenk Lampard.
Ndeshje e kujdesshme pa shumë ritëm në prag të dy finaleve të sezonit që mund ta bëjnë ekipin e Man. City të dytin në historinë e Anglisë që fiton tripletë trofesh
Humbje e hidhur ditën e sotme për Leeds United që u dorëzua 3-1 në fushën e West Ham duke hedhur një hap prapa për rikthimin në Championship, ndërsa Brighton kaloi 3-1 Southampton.
