Ndërpritet ndeshja disa herë, Vinicius akuzoi valencianët për racizëm (VIDEO)

Ndeshja Valencia-Real Madrid pati vetëm një kryefjalë, Vinicius JR. Sulmuesi brazilian i skuadrës së Ancelottit u përplas disa herë me lojtarët vendas ndërsa turma e vërshëlleu, gjest që ai e cilësoi si racist dhe kërkoi ndërprerjen e ndeshjes.
Pas 9 minutave të tensionuara që kaluan edhe me përplasje verbale e fizike mes lojtarëve të të dyja skuadrave, sfida rinisi por u ndërpre më pas disa herë.

Mbrojtësi Eray Comert u bë protagonist teksa goditi një top letre në adresë të brazilianit, ndërsa më pas Karim Benzema, Aurelien Tchouameni, Eder Militao dhe Lucas Vazquez tentuan ta qetësonin disa herë sulmuesin i cili kërkoi nga arbitri që ndeshja të ndërpritej përfundimisht.

Në fund, një tjetër përplasje me portierin Giorgi Mamardashvili dhe një gjest josportiv solli edhe kartonin e kuq për sulmuesin brazilian.
