OKB: Në 50 vitet e fundit 12,000 fatkeqësi të motit në botë dhe dy milionë të vdekur
Ngjarjet ekstreme të motit, klimës dhe ujit kanë shkaktuar pothuajse 12 mijë fatkeqësi nga viti 1970 deri në vitin 2021 në mbarë botën, me mbi dy milionë viktima, 90% e të cilave në vendet në zhvillim dhe humbje ekonomike prej afërsisht 4.3 trilion dollarë.
Kjo është bërë e ditur nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), e cila i përket OKB-së, duke saktësuar se dëmet ekonomike janë rritur në mënyrë dramatike, por përmirësimi i paralajmërimeve të hershme dhe menaxhimi i koordinuar i fatkeqësive kanë ulur shkallën e humbjeve të jetëve në gjysmë shekullin e kaluar. Qëllimi i OKB-së është të sigurojë paralajmërim të hershëm për të gjithë deri në fund të vitit 2027.
WMO ka përditësuar "Atlasin e Vdekshmërisë dhe Humbjeve Ekonomike nga kushtet ekstreme të motit, klimës dhe ujit", i cili më parë u zhvillua nga 1970 deri në 2021.
Në përditësimin e Atlasit, vdekjet e regjistruara për 2020 dhe 2021 janë 22,608 në total dhe tregojnë "një rënie të mëtejshme të vdekshmërisë në krahasim me mesataren vjetore të dekadës së mëparshme. Humbjet ekonomike janë rritur në vend të kësaj dhe shumica i atribuohen kategorisë së stuhisë", thotë WMO.
