Aksident i rëndë në Lezhë: Makina përplas për vdekje një këmbësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2023, 22:28
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën Lezhë-Shkodër, në dalje të qytetit të Lezhës.
"Rreth orës 21:50, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, në Balldre, shtetasi G. B. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një këmbësor akoma të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale." - njofton policia.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
