Tiranë, ndërron jetë roja e sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2023, 16:39
Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.