Preçi: Ka një tendencë për mos transparencë për fondet në bashki në këto 4 vitet e fundit
I ftuar në studion e RTV Ora, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi u shpreh se ka një tendencë për mos transparencë për fondet, edhe për fakte se opozita për 4 vite nuk mori pjesë në këshillat bashkiakë.
Ai tha se hap pas hapi pritet një zbardhje e asaj që ka ndodhur në 4 vite me këto këshilla bashkikakë dhe një menaxhim më i mirë të burimeve financiare të dispozicion.
Preçi: Ka një tendencë për mos transparencë për fondet, edhe për fakte se opozita për 4 vite nuk mori pjesë në këshillat bashkiakë. Shpresoj që tashmë të kemi në transparencë në këshilla dhe më shumë debat për përdorimin e buxhetit, sepse investimet nuk bëhen me propagandë boshe dhe fjalime. Hap pas hapi pritet një zbardhje e asaj që ka ndodhur dhe një menaxhim më i mirë të burimeve financiare të dispozicion. Zvogëlimi i numrit të bashkive ka bërë që të mos flitet për kanalet që përdoren në bujqësi dhe kështu nëse nuk ka ujë bie rendimenti në bujqësi.
