Preçi: Statusi i pensionistëve është përkeqësuar, rritja e pagave nga qeveria është bërë pa konsultim
I ftuar në studion e RTV Ora, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi u shpreh se statusi i pensionistëve është përkeqësuar, pasi madhësia e e tij është rritur ndër vite.
Ai tha se bashkëpunim i qeverisë me biznesin është i ulët, ndërsa vendimmarrja për rritje ne pagave është bërë pa konsultim të gjerë, por është bërë në mënyrë të njëanshme.
Preçi: Statusi i pensionistëve është përkeqësuar, pasi në vitet në vazhdim madhësia e pensionit mesatar është shumë e ulët dhe nuk ka politika që inkurajon skema plotësuese. Edhe bashkëpunim i qeverisë me biznesin është i ulët , ndërsa vendimmarrja për rritjen e pagave është bërë pa konsultim të gjerë, por është bërë në mënyrë të njëanshme. Komuniteti i biznesit nuk është i informuar mjaftueshëm dhe është i penalizuar duke mos bashkëpunuar. Po ashtu braktisja e moshave të reja e ka përkeqësuar më shumë këtë skemë.
Po të shohësh propagandën e bashkisë sheh që flet për godina dhe unaza, por nuk flet për çështjet sociale të tilla, që janë shumë të rëndësishme. Zonat kodrinore dhe malore janë braktisur, pasi janë lënë pas dore shfrytëzimi i pasurive natyre, ndërsa ka një fokusim në kryeqytet, aty ku janë më shumë votat. Nëse dikush sheh funksionet që ka pushteti qendror dhe ai vendor, e sheh që vendin nuk është normal, pasi këto aspekte i sheh vetëm në fushata dhe më pas harrohen.
