Merret peng 53-vjeçari në Tiranë, e fut në një banesë në Ali Dem dhe…, arrestohet 23-vjeçari. EMRI

Në kuadër të operacionit "Brryli", policia e kryeqytetit bën me dije se ka arrestuar 23-vjeçarin Arment Trezhnjeva.

Ai akuzohet se i ka hequr lirinë një shtetasi 53-vjeçar duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Brryli", për zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas shtetasi A. T., duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.