Aksident i dyfishtë në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur orët e para të mbrëmjes së kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime nga vendngjarja  bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa shoferët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në autostradë, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.