Surprizon presidenti i Milanit, uron Interin për finalen e Stambollit

Surprizon presidenti i Milanit, uron Interin për finalen e Stambollit
Gary Cardinale e merr me sportivitet humbjen e dytë në gjysmëfinalen e Derbit të Madonnina-s. Pas eleminimit, numri 1 i klubit kuqezi urroi rivalët e përjetshëm duke treguar edhe kulturën amerikane të përjetimit të disfatës në sport.

“Në emër të Milanit dua të uroj skuadrën dhe tifozët e Interit pas dy ndeshjeve të luajtura dhe të interpretuar në mënyrë më të mirë se ne. Ju urojmë gjithë të mirat për finalen e Stambollit”, deklaron Cardinale.