Milan apo Inter? Melisa Satta tregon se cila është skuadra e saj, djalit dhe…Berretinit

Milan apo Inter? Melisa Satta tregon se cila është skuadra e saj,
Prezantuesja dhe modelja italiane, Melissa Satta është një tifoze e çmendur e Milanit dhe këtë nuk e ka fshehur asnjëherë por sinte ajo nuk do të shkojë në stadium për euroderbin.

Ish-bashkëshortja e Kevin Prince Boateng rrëfen se djali i saj edhe pse luan për Interin, nuk ka vendosur ende se cila do të jetë skuadra e tij e zemrës edhe pse ajo ashtu si edhe babai i tij, Boateng që ka luajtur gjithashtu me Milanin, mbështesin kuqezinjë. Ja çfarë deklaron Satta:

“Sonte nuk do të shkoj në stadium sepse Mateo Berretini është tifoz i Fiorentinës dhe nuk dua ta detyroj të ndjekë një ndeshje të tillë. Djali edhe pse stërvitet me Interin nuk ka vendosur ende por është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij”.