Barcelona në delir, titulli i 27 është special, zyrtarizohet në fushën e rivalëve katalanë (VIDEO)
Titull që ka aromë më të fortë se zakonisht pasi festohet në "Cornelia el Prat", shtëpia e Espanyol, skuadër e të njëjtit qytet dhe rival i përjetshëm i Barcelonës.
Skuadra e drejtuar nga Xavi fiton titullin e parë pas 4 vitesh dhe këtë e bën me superdominim në një ndeshje që reflekton sezonin blaugrana.
Suksesi 4-2 në fushën e Espanyol me dy golat e Lewandowskit, Balde dhe Kounde e ngjit ekipin katalan në kuotën 85 që do të thotë +14 nga Reali kur kanë mbetur edhe 4 javë.
Sukses që përligj festën e skuadrës së Barcelonës në një sezon me dritëhije ku dështoi në fazën e grupeve të Champions League ndërsa në Kupën Mbretit u turpërua nga Reali i Madridit.
64 gola të shënuar dhe vetëm 13 të pësuar. Reparti i tërhequr i skuadrës së Xavit ka shkëlqyer ndërsa humbjet sezonale janë vetëm 3, plot 4 më pak se Los Blancos.
Ky është trofeu i 77 që Barcelona fiton në futbollin spanjoll ndërsa në betejën e titujve Reali mbetet shumë larg me 35 të fituar, 8 më shumë se rivalët katalanas.
