Humbje pa dëme, Napoli ka luksin të gabojë, Verona “flirton” me Serie B
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 16:58

Në Itali janë regjistruar disa rezultate surprizë në ndeshjet e javës së 35 ku Napoli kampion nuk është impenjuar në transfertën e Monza-s. Skuadra e Spalletit është mundur me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku rezultati kishte pak rëndësi për të dyja skuadrat që objektivat e tyre sezonalë i kanë arritur tashmë.
Në Verona, vendasit u mundën me rezultatin 1-0 nga Torino gjithashtu pa asnjë objektiv. Suksesi i skuadrës “Granata" e lë ekipin veronez në vendin e 17 me pikë të barabarta me Spezian që momentalisht është në zonën e rrëzimit një kategori më poshtë.
Ndërkohë, Fiorentina kaloi 2-0 Udinesen, rezultat ky që nuk ndryshon asgjë në sezonin e të dyja skuadrave që duket se kanë marrë pushimet e parakohshme.
