Moto GP, kampioni i botës dhe rivali spanjoll përplasen fizikisht (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 14:57
Çmimi i Madh i Francës në Moto GP njolloset nga një episod i regjistruar në kthesën e gjashtë.
Kampioni i botës, Pecco Bagnaia dhe Maverick Vinales u aksidentuan duke dalë nga pista dhe ishte spanjolli ai që kërkoi llogari nga italiani duke e shtyrë. Reagimi i pilotit të Ducatit ishte i menjëhershëm por më pas ata u sqaruan dhe shkuan në bokse duke humbur mundësinë për të dalë me pikë nga kjo fundjavë.
Kjo është gara e tretë që kampioni i botës, Pecco Bagnaia nuk arrin ta mbyllë garën pas dështimeve në SHBA dhe Argjentinë.
