Lajme të mira për Milanin, në derbi pa mungesa të rëndësishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 20:24

Stefano Pioli nuk ka më alibi, Rafael Leao do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën e kthimit nesër në mbrëmje kundër Interit.
Humbja 2-0 ka lënë një shije shumë të hidhur në kampin e skuadrës italiane por ndryshe nga një javë më parë, sulmuesi luzitan ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit dhe do të jetë gati për të ndihmuar skuadrën e tij.
Me grupin ishin të pranishëm edhe Messias jr. dhe Krunic, që të dy në dyshim për shkak të problemeve të ndryshme fizike.
