Ukrainë, Seferi gjen golin e 12 sezonal, shënon edhe në transfertën e Lviv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 13:44
Taulant Seferi shënon golin e 12 sezonal në Kategorinë Superiore të Ukrainës me fanellën e Vorskla Poltava-s në transfertën e Lviv. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare po gëzon një moment të artë në aspektin personal dhe ky sezon po rezulton shumë i rëndësishëm për ish-bomberin e Tiranës.
Sulmuesi i lindur në Maqedoninë e Veriut ka shënuar 19 gola në sezonin e tzij më të mirë dhe këtë e ka bërë me fanellën e Tiranës një sezon më parë kur bardheblutë u shpallën kampionë të Kategorisë Superiore.
Objektivi për të cilin ai lufton aktualisht në kampionatin ukrainas është të sigurojë praninë në Europë.
