VIDEO/ Milan, ultrasit u kërkojnë llogari lojtarëve, federata vihet në lëvizje

Humbja në La Spezia ka thelluar krizën e Milanit qe tashmë rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.

Pas sfidës së humbur 2-0, skuadra dhe trajneri Pioli u drejtuan nga ultrasit për t'u kërkuar falje por një prej mbështetsëve të fraksionit "Curva Sud" mendohet se ka ngritur zërin.

Mediat italiane nuk janë të qarta nëse bëhet fjalë për kërcënime apo llogaridhënie, por ata kanë kërkuar që skuadra ta japë përgjigjen në fushë për derbin e së martës.

Edhe vetë trajneri Pioli e cilësoi pozitiv faktin e përballjes me tifozët por ka nisur gjithashtu edhe një hetim nga fedarata për të mësuar nëse bëhet fjalë për kercënim.