"Sfidë mes të rinjve kush është më i fortë", shokët e viktimës në Gramsh tregojnë si nisi sherri

Vdekja e  një 15 vjeçari si pasojë e një konflikti në rrjetet sociale tronditi jo vetëm Gramshin por mbarë opinioin publik.

Nga konflikti mes të rinjve humbi jetën një 15 vjeçar ndërsa kushëriri i tij moshatar u plagos.

Nxënës dhe fëmijë që njiheshin me viktimën dhe të plagosurin kanë deklaruar për Ora News se konflikti nisi si një sfidë mes të rinjve në rrjetet sociale se kush ishte më i fortë.

"Ata të dy ishin kushërinj, janë të dy tek shkolla jonë në klasë të 9-të. Ka ndodh për shkak të rjeteve sociale, kush është më i fortë dhe kush është më i dobët," tha një nxënës.

"I njihja të dy djemtë dhe u tremba shumë. Më duket se kanë ftuar njëri-tjetrin për sherr dhe kanë përfunduar këtu pastaj. Ngjarje të tilla ka pasur shumë, jo duke përfunduar kështu por ka pasur. Këto ndodhin se vetë djemtë duan të mburren kush është më i fortë he pastaj ndodhin konflikte," tha një nxënëse.

"Mesa mora vesh i kishin parë shumë veta dhe nuk ndërhynë. Dhe policia erdhi shumë vonë. Mesa mora vesh u bë për një lojë në rrjetet sociale," tha një nxënëse tjetër.