“Bie” Shkodra, edhe 14 kuti për t'u numëruar, Beci kryeson me 11 mijë vota ndaj Spahisë
Një surprizë ka qenë rezultati për bashkinë e Shkodrës, ku Benet Beci kandidati i PS-së kryeson me 32387 vota ose 60.5% të totalit.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku aktual me koalicionin “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia ka marrë 21366 vota ose 39.75 % të totalit.
Në total në këtë bashkia janë numëruar 233 qendra votimi nga 247 në total, duke mbetur vetëm 14 kuti, të cilët nuk pritet që ta ndryshojnë diferencën e thellë me 10 mijë vota.
Ndërkohë, në një dalje me simpatizantët e tij, Benet Beci premtoi se Shkodra, nën drejtimin e tij do të bëhet një qendër e rajonit.
Beci: E jashtëzakonshme për Shkodrën. Atë që kemi thënë, do t’i fillojmë shumë shpejt. Do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit për të cilin do të jemi krenarë. Kështu që faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohje, fillojeni këtë proces me qetësi.

