Numërohen votat e para në Tiranë/ Belind Këlliçi e nis në avantazh ndaj Erion Veliajt

Teksa ka nisur numërimi i votave në disa bashki të vendit, nga kutitë e para të hapura në kryeqytet, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi e ka nisur me një avantazh të lehtë ndaj rivalit të tij kryesor, kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.

Nga 5 kutitë e para në Njësia nr.2 në Tiranë rezulton se

96 vota janë për Belind Këlliçin, 92 për Erion Veliajn, 16 për Roland Bejkon, 12 për Arlind Qorrin dhe 3 vota për Lajla Përnaska.

Gjithsesi është ende herët për të folur për fituesin e kësaj gare.