“E keqja është institucionalizuar në vendin tonë”, reagon Boçi pas humbjes në Elbasan: Rezultati i këtyre zgjedhjeve ...

Luçiano Boçi, ka reaguar pas rezultatit fitues për për Bashkinë Elbasan të Gledian Llatjas.

Ai falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij, sakaq thotë se këto zgjedhje mbarttin një numër elementësh të kontestueshëm.

Boçi ndër të tjera, shprehet se në vendin tonë është institucionalizuar e keqja.

Luçiano Boçi: Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.

Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin  tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.

Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!