Çfarë po ndodh në selinë e PS? Rama zbulon prapaskenat: Kundërshtarët paralajmërojnë fitore, pastaj ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 00:02
Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në selinë e PS. Rama ka edhe një mesazh për kundërshtarët e tij, të cilët që tani Sali Berisha ka nisur që të thotë votat i janë vjedhur.
“LIVE Selia e PS - Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore.
*ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj kur dalin rezultatet vazhdojnë ta lexojnë nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimi”, shkruan Rama.

