Teknologjia në 3 bashki, eksperti i IT-së: Mjafton një votë e lexuar gabim që sistemi i votimit elektronik të hidhet poshtë

Mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në akuza të ashpra mbrëmjen e kësaj të diele ku shkak janë bërë numërimet elektronike të votave në tre bashki të vendit, ku u aplikua për herë të parë teknologjia.

Në Bashkinë e Elbasanit, Vorës dhe Kamzës u shpallën fitues në rezultatin paraprak kandidatët socialistë.

Nisur nga kjo situatë Eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni në një intervistë për “Ora News”, theksoi se mjafton një votë e lexuar gabim që sistemi i votimit elektronik të hidhet poshtë.