Cikalleshi i “rrëmben” pikën, Ronaldo del i nevrikosur nga fusha e lojës (FOTO & VIDEO)

90 minuta në fushë kundër Cristiano Ronaldos për Sokol Cikalleshin që bashkë me skuadrën e tij modeste Al Khaleej mori një barazim me shumë vlera 1-1 në Rijad duke i shkaktuar një “traumë” edhe sulmuesit portugez, 5 herë fitues i Topit të Artë.

Në ndeshjen e luajtur në shtëpinë e Al Nassr, sfida mes ekipit të CR7 dhe atij të Sokol Cikalleshit u mbyll në barazim 1-1 dhe golat u shënuan nga Martins për miqtë e Gonzalez për vendasit.

Cikalleshi i “rrëmben” pikën, Ronaldo del i nevrikosur nga

Me këtë barazim, Al Nassr shkëputet 5 pikë nga Al Ittihad kryesues 4 javë nga fundi i sezonit të rregullt ndërsa skuadra e bomberit kavajas është distancuar me 3 pikë diferencë nga vendi i 15 që zbret një kategori më poshtë.

Cikalleshi i “rrëmben” pikën, Ronaldo del i nevrikosur nga

Në fund të ndeshjes, anëtarë të stafit të ekipit të Cikalleshit kërkuan një foto kujtim me Ronaldon por luzitani dukshëm i nervozuar nuk pranoi.