Finalja AEK-PAOK, shanset e organizimit në Tiranë janë të vogla, Beogradi është në avantazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2023, 20:28
Mundësia që finalja e Kupës së Greqisë AEK-PAOK ka shumë pak mundësi të luhet në Tiranë edhe pse mediat në vendon tonë dhe dto në Greqi gjatë ditës së sotme e kanë lënë të hapur si hipotezë pasi FSHF ka kthyer përgjigje pozitive.
Sipas “Sportal.gr”, federata helene e vlerëson faktin që Shqipëria po hap dyert për një sfidë të tillë ku rreziku i përplasjes së dy tifozerive është shumë i lartë, por opsioni real është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi.
Edhe pse në lojë është Bukureshti gjithashtu, federata greke kërkon me çdo kusht që ta organitojë në një nga dy stadiumet e Beogradit, “Rajko Mitić” ose “Partizan”. Një vendim shumë i shpejtë do të merret gjatë orëve të ardhshme pasi data është caktuar dhe mbetet 24 maji.
