Rrahën dhe plagosën të riun, shpallen në kërkim 3 persona në Lezhë

3 persona janë shpallur në kërkim në Lezhë pasi kanë rrahur dhe plagosur me armë zjarri një 22 vjeçar mbrëmjen e së hënës. Policia tha se 22 vjeçari fillimisht është dhunuar dhe më pas është plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale jashtë një bilardoje.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Lezhë.

3 persona mësohet se kanë dhunuar fizikisht një 22 vjeçar dhe më pas e kanë plagosur në këmbë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës në lagjen “Besëlidhja” të qytetit, ndërsa Aleka Laska 22-vjeç banues në fshatin Rrilë mbeti I plagosur.

I riu mori një plumb në këmbë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërrit menjëherë në vendin e ngjarjes gjeti 2 gëzhoja armësh, dhe pas hetimeve paraprake identifikoj autorët si Leandro Frroku 29 vjeç, Xhuljano Frroku  26 vjeç dhe Agustin Shahini 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, kanë goditur me mjete të forta Aleka Laska 22-vjeç si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.  

Policia tha se ka shpallur në kërkim tre personat të cilët rrahën dhe plagosën të riun.