3 aksidente në aksin Pogradec-Prrenjas, shkak shpejtësia dhe lagështia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2023, 11:35
Të paktën 3 aksidente janë shënuar në minutat e fundit në aksin rrugor Pogradec Prrenjas.
Dy mjete janë përplasur në Pojskë të Pogradecit, një kamion ka dalë nga rruga në Qafë Thanë dhe dy mjete mes tyre një kamion dhe një autoveturë janë përplasur në afërsi të Prrenjasit.
Dyshohet se shkak është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
