Vrau kushëririn për qiranë e shtëpisë, Gjykata lë në burg Lekë Vuksanin
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Lekë Vuksanin si autori kryesor i dyshuar i vrasjes së Petrit Vuksanit. Përpara togave të zeza 34 vjeçari nuk ka folur asnjë fjalë, por është mbrojtur në heshtje. Lekë Vuksani vrasu të marën e kaluar Petrit Vuksanin pas një debati për qiranë e shtëpisë.
Përpara Gjykatës preferoi të mbrohej në heshtje.
Leke Vuksani i cili eshte autori i vrasjes se 51 vjeçarit Petrit Vuksani në Shkdoër doli para togave të zeza në Shkodër për tu njohur me masën e sigurisë!
Avokati mbrojtes Vladimir Ladaj ka kerkuar nga gjykata vleresimin psikologjik te 34 vjeçarit dhe caktimit te mases se sigurise arrest me burg me afat.
Kerkesa e mbrojtjes eshte refuzuar nga gjykata e cila ka miratuar kerkesen e prokurorit te çeshtjes Vat Stakaj caktimin e mases se sigurise arrest me burg per vepren penale vrasje me paramendim.
Lekë Vuksani vrau mesditën e 2 majit Petrit Vuksanin në shtëpinë e këtij të fundit që autori e kishte me qira.
Në dekalratën e parë në polici pas arrestimit Lekë Vuksani tha se ishte përplasur me Petritin për qiranë shtëpisë, pasi ky I fundit kishte kthyer nga britania e madhe disa javë më parë.
Pasi e ekzekutoj me autiomatik, Lekë Vuksani u arratis për 21 orë, duke hyrë në shtëpine e një qytetari dhe duke e kërcënur atë të mos tregonte se ku fshihen.
Policia arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte atë të mërkurën.
