"Nuk mund ti themi portugezit vrave për gjakmarrje!" Avokati flet për pozicionin e të akuzuarve për eleminimin e Nikulajt
Përfshirja e 5 britanikëve në ekzekutimin për gjakmarrje të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka sjellë në Lezhë dy prokurorë britanikë.
Hetuesit nga Londra kanë kërkuar provat para se një gjykatë në Londër të vendosë për ekstradimin e 4 të arrestuarve për krimin.
Avokati, Eugen Beci, i ftuar në "Drejt" thotë se akuza për gjakmarrje mund të rëndojë vetëm mbi organizatorin dhe financuesin e vrasjes.
"Duke analizuar procesin e analizimit të vetëm kësaj dosje dua të them se fenomeni i motivit të gjakmarrjes për ngjarjen konkrete të mos presim se do tu ngarkohet autorëve të vrasjes që janë të huaj. Kemi cilësim juridik që përbën ngjarjen e cila mund të ketë motiv gjakmarrjen. Po brenda kemi elementë të krimit të organizuar, të grupit të strukturuar kriminal. Nuk mund ti themi portugezit vrave për gjakmarrje! Portugezi mund të vrasë për interes. Kurse organizatori, financuesi mund të jetë personi që mund të akuzohet për motivin e gjakmarrjes".
