“Më i keqi”, Jose Mourinho nuk përmbahet, sulmon ashpër gjyqtarin Chiffi
Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Monza duke u shkëputur në -2 nga Interi i vendit të katërt dhe duke humbur shumë terren në garën për Champions edhe pse përballë kishte një rival të kalueshëm. Gjithsesi, për Jose Mourinhon nuk është asnjëherë faji i tij apo i skuadrës por i arbitrave dhe këtë herë në shënjestër të portugezit është vënë Daniele Chiffi.
“Përtej rezultatit, ne përherë luajmë me arbitrin më të keq në qarkullim, bëhet e vështirë. Dy kartonat e verdhë ndaj Calik që bën një faull normal në minutën e 96 për shkak të lodhjes, është tregues se duhet të jetë burrë me inteligjencë dhe të kontrollojë aspektet njerëzore.
Ai është një katastrofë e vërtetë. Chiffi ka pak eksperiencë por shumë talent për t’u zemëruar. Ne si klub nuk kemi forcë të kundërvihemi por ka klube të tjerë që e bëjnë. Çdo herë që na drejton ky zotëri unë heq dorë nga profesioni im për të evituar të kuqin dhe kundër Interit nuk mund të rrezikoja që të isha në tribunë. Nuk jam budalla, gjatë gjithë kohës kisha një mikrofon me vete që regjistroi gjithçka”.
