City shtyp edhe West Ham e rikthehet në krye, Halaand i pandalshëm (VIDEO)
Manchester City nuk di të ndalet dhe vazhdon i qetë në rrugën drejt titullit të nëntë. 24 orë pas fitores së Arsenalit, skuadra e Pep Guardiolas bën të njëjtën gjë ndaj West Ham duke kaluar pa derdhur shumë djersë 3-0 në “Etihad Stadim”.
Një ndeshje ku ekipi vendas kontrolloi sfidën që nga minuta e parë dhe ishte mbrojtësi Ake që zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë e më pas në të dytën Halaand nuk mungoi sërish në takimin me golin duke thyer rekordin e Shearer dhe Cole me me 1 gol më shumë në sezonin e Premier League, plot 35 të tillë për bombërin norvegjez, i cili duhet të luajë edhe 5 ndeshje deri në fund të sezonit.
Me këtë fitore që u thellua nga Foden, Manchester City rikthehet në krye të klasifikimit me 79 pikë, 1 më shumë se Arsenali por edhe me 1 ndeshje më pak se “topçinjtë”.
Në sfidën tjetër, Liverpool mban gjalle shpresat për një biletë të zonës Champions pasi kaloi 1-0 Fulham me gol të Salah. Për momentin skuadra e Klopp renditet në vendin e pestë me 4 pikë më pak se Man, United por edhe me dy ndeshje më shumë.
