SHBA nuk gjen qetësi nga balonat spiune, objekti misterioz kapet duke fluturuar mbi territorin amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 22:45
Ushtria amerikane është duke gjurmuar një balonë tjetër misterioze që ka fluturuar mbi territorin amerikan, e cila ngjason me ato të dërguara nga Kina javë më parë, ka raportuar NBC News.
Sipas zyrtarëve amerikanë nuk është ende e qartë se kujt i përket ky objekt apo se çfarë qëllimi ka.
Mësohet se objekti fluturoi mbi disa pjesë të ishullit të Hauait, por nuk kaloi në zona të ndjeshme, thanë zyrtarët.

