Trazira në një qendër refugjatësh në Britani, arratisen 13 të burgosur, me tyre 7 shqiptarë
Të paktën 13 të burgosur janë arratisur pas trazirave në një qendër refugjatësh në Britani. Mes tyre janë 7 shqiptarë.
Mediat britanike shkruajnë, pesë nga të 5 janë kapur, përveç 7 shqiptarëve të cilët janë ende në kërkim nga autoritete. Mësohet se arsyeja e trazirave ka qenë hyrja në një palestër.
Disa prej tyre janë të dënuar me trafik droge.
Burimet thonë se përçarja filloi kur 40 të arrestuar u penguan të përdornin palestrën në qendrën e largimit të imigracionit Yarl's Wood, në Milton Ernest, Beds, vonë të premten në mbrëmje.
Të arrestuarit, të cilët mbahen në qendër në pritje të dëbimit, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambjentet.
Një ekip elitar Tornado i stafit të burgut dhe Grupi Kombëtar i Reagimit Taktik i shërbimit të burgut u dërguan për të rivendosur rendin.
Ndihmës shefi i policisë së Bedfordshire, Karena Thomas tha: “Gjatë incidentit, 13 persona u larguan nga ambientet përmes gardhit të jashtëm.
“Pesë prej tyre janë arrestuar, por tetë të tjerë, shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave, janë ende në kërkim.
“Ne po vazhdojmë të hetojmë vendndodhjen e tyre për të garantuar sigurinë e të arrestuarve si dhe publikun e gjerë dhe dëshirojmë të sigurojmë njerëzit se asnjëri nuk paraqet ndonjë rrezik për komunitetin e gjerë.”