Shanse të mëdha për kura të reja, zbulohet se si kanceri i shpëton sistemit imunitar
Zbulim i madh për luftën kundër kancerit. Për herë të parë është identifikuar mekanizmi që lejon të gjitha qelizat tumorale t'i shpëtojnë zbulimit dhe shkatërrimit nga ana e sistemit imunitar.
Ai u zbulua nga një grup studiuesish në Qendrën Kombëtare të Kancerit në Singapor.
Ekipi ka identifikuar praninë e qelizave para-metastatike brenda tumoreve, të afta të lëvizin nga zona ku tumori ka origjinën në pjesë të tjera të trupit përmes nyjeve limfatike.
Studiuesit panë se një pjesë e konsiderueshme e qelizave CD8+, një komponent kyç i sistemit imunitar që kërkon dhe vret qelizat anormale si qelizat e tumorit, ishin të "rraskapiturs" dhe të paafta për të kryer rolin e tyre mbrojtës.
Kjo ndodh kur qelizat imune janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj kancerit dhe nuk kanë qenë në gjendje ta pastrojnë atë.
Zbulimi hap derën për zhvillimin e strategjive të reja për trajtimin e kancerit dhe shërimin edhe të atyre më vdekjeprurës, thonë studiuesit.

