“Ofensiva ruse ka dështuar”, Shtëpia e Bardhë: Që nga nisja e luftës humbën jetën 100 mijë ushtarë të Putinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 21:25
SHBA ka deklaruar se ofensiva ruse në Ukrainën lindore ka dështuar.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby, deklaroi se që nga nisja e konfliktit të armatosur Moska ka pësuar 100 mijë viktima, 20 mijë prej të cilave kanë humbur jetën që nga dhjetori deri në fund të prillit.
“Ofensiva ruse në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, e përbërë nga Luhansk dhe Donetsk, ka ngecur dhe dështuar”, tha Kirby.

