Psikologia: Gratë të ndryshojnë konceptin për veten, ndryshimi vjen nga ato vetë

Psikologia, Eksena Qirici, e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News me moderatoren Sonila Musai foli mbi efikasitetin e e luftës ndaj dhunës së gruas dhe rrugëve për ti mbështetur ato.

Sa i përket formimit i gruas ajo u shpreh se kjo fillon që nga koncepti që gruaja ka për veten.

"Pra ajo do të jetë në funksion të familjes, do jetë në funksion të burrit, do jetë në funksion të fëmijëve sepse ne gruan e shohim në funksion të diçkaje, ndërkohë burrat i lëmë jashtë. Por e rëndësishme është që të ndryshojë shoqëria, ndryshimi duhet të vijë nga gruaja".