Ishte duke punuar tokën, e zë poshtë mjeti, ndërron jetë 55-vjeçari në Lushnje

Një 55-vjeçar nga Lushnja humbi jetën pasi zetori me të cilin po punonte u përmbys.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dushk rreth mesditës së të enjtes.

Agron Bali ishte duke punuar tokën me zetor në një zonë me ullishte por mjeti u përmbys duke e zënë poshtë.

Dëmtimet e marra nga aksidenti rezultuan fatale për 55-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend.

"Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën", njofton policia. 

Një grup hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.