Avokati Kullolli: Edhe burrat dhunohen nga gratë, ja rastet që i janë drejtuar gjykatës

Avokati, Erjon Kullolli, i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News me moderatoren Sonila Musai deklaroi se ka pasur raste të meshkujve, të cilët i janë drejtuar gjykatës për dhunë.

Ai u shpreh se ka qenë një konflikt i cili ka agravuar në përdorimin e duarve e dhunës fizike nga të dyja palët.

"Në mënyrë të pashpjegueshme është marrë në konsideratë vetëm pretendimi i bashkëshortes ose i bashkëjetueses ose dhe në rastet kur i është dhënë të akuzuarit një vendim për kryerjen e një aktekspertimi mjeko-ligjor nuk i shkon askush në ambjentet e paraburgimit sepse është taksative nëqoftë se arrestohesh për dhunë në familje ty të caktohet automatikisht masa e sigurimi arrest me burg, është nga ato vepra le të themi më të paragjykuarat".