Meta dhe kandidati për bashkinë e Beratit dhurojnë gjak: Pas 14 majit do të jetë iniciativë e përhershme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 12:14
Kreu i Partisë së Lirisë ilir Meta, ka dhuruar ditën e sotme gjak bashkë me kandidatin për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili dhe të rinjtë.
Meta ka bërë apel që të dhurohet gjak dhe ka shtuar se pas 14 majit dhurimi i gjakut do të jetë një iniciativë e përhershme nga Bashkia e Beratit.
Meta: Dhurimi i gjakut është një iniciativë që gjithmonë e kam për zemër. Shpreh vlerësimet e mia më të mira për Dr. Zija Ismaili që së bashku me një grup të rinjsh dhe të rejash janë organizuar sot për të dhuruar gjak në qytetin e Beratit.
Jam besimplotë se pas 14 Majit, me Dr. Zija Ismailin si kryebashkiak, dhurimi i gjakut do të jetë një iniciativë e përhershme nga Bashkia e Beratit.
