Beqiri: Gruaja ka rol të rëndësishëm në familje, edukimi i fëmijëve është parësor

Emisioni “Epiqendër” në Ora News i moderatores Sonila Musai trajtoi këtë të enjte efikasitetin e luftës ndaj dhunës së gruas dhe rrugëve për ti mbështetur ato.

E ftuar në emision ishte avokatja, Nexhi Beqiri, e cila deklaroi se duhet të mendojmë për problematikat që ka në këto kohë gruaja shqiptare për t'ju përgjigjur problemeve aktuale që ka shoqëria.

Beqiri u shpreh se me rëndësi është roli i saj që ka në familje dhe se si ajo e kryen rolin e saj në edukimin e fëmijëve sa i përket qytetërimit dhe nivelit kulturor, duke shtuar që  të mos harrohet edukimi i cili është parësor.