Aksident në rrugën Korçë – Pogradec, Golfi përplaset kokë më kokë me Benzin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 12:08
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec.
Mjetet tip Golf7 dhe Mercedes Benz janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa të lënduar.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i gjatë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
