"Tirana qytet-shtet, periferia pa investime" Lita: Qytetarët ikin nga kryeqyteti drejt BE se nuk përballojnë dot inflacionin

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në një intervistë për Ora News deklaroi se vendi po përballet me një shpopullim të zonave rurale që për mungesë investimesh po braktisen nga banorët e tyre që shkojnë drejt Tiranës. Nga ana tjetër qyettarë të Tiranës që nuk përballojnë dot normat e larta të inflacionit po largohen drejt BE-së.

"Është një fushatë e pazakontë, opozita është e përçarë. Qeveria po premton gjëra që ndoshta qytetarët nu i kanë kërkuar si dje në Durrës për Porto Romanon. Nuk ka një dëgjesë reale të problematikave të qytetarëve.

Sot të gjithë duan të ikin bnga periferia në Tiranë dhe nga Tirana jashtë vendit. Kjo pasi periferia është lënë pa para, pa mjekë, shumë vende nuk aknë mjekë të specializuar dhe detyrohen të vijnë në Tiranë. Ata që vijnë në Tiranë detyrohen të lëvizin pasi nuk përballojnë dot ritme galopante të inflacionit, dhe ikin drejt BE-së.

Sot Tirana është bërë një qytet-shtet me 1 mln banorë. SHqipqria gjendet në një krizë demografike dhe ekonomike. Paratë që qarkullojnë në fushatë vijnë nga kanale informale," tha ai.