Persona të paidentifikuar djegin fadromën e bashkisës Shkodër: Të zbardhet ngjarja sa më parë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2023, 15:28
Bashkia Shkodër ka denoncuar djegien e mjetit fadromë të Bashkisë i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente në rrugën e Dukagjinit.
Lidhur me këtë ngjarje Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje.
“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje."
