Shi e shtrëngata, IGJEO: Reshje intensive në Shkodër e Lezhë, nuk rrezikohen përmbytje

Shkodra e Lezha deri të martën do të përfshihen nga reshje intensive shiu e me shtrëngata. Pavarësisht motit të keq problematikat do të jenë vetëm lokale ndërsa rreziku nga përmbytjet përjashtohet.

Me shi e shtrëngata.

I tillë do të jetë moti në Shkodër e Lezhë deri të martën.

Në këto dy qarqe Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje intensive.

"Duke nisur nga veriu, qarqet e Shkodrës dhe Lezhës presim të ketë reshje mesatare dhe intensive, shoqëruar këto me shtrëngata," tha meterologia.

Pavarësisht reshjeve rreziku nga përmbytjet përjashtohet.

"Për zona lokale mund të krijojë ndonjë problematikë në varësi të terrenit, por nuk ka vend për panik se do të ketë përmbytje," tha ajo.

Për përkeqësimin e motit foli nga Korça edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili tha se nga kaskadat nuk do të ketë shkarkime.

"Në këtë rast shkarkimet do të jenë zero në të gjtihë territorin. Vetëm intensiteti i reshejve në pjesën veri-perëndimore mund të shkaktojë fryrje të opërrenjve dhe ndonjë situatë e të bëhet shkak për përmbytje lokale," tha ai.

Përveç Shkodrës e Lezhës, Anira Gjoni nga IGJEUM thotë se në pjesën tjetër të territorit moti do të jetë i qetë me reshje të dobëta shiu.

Në bregdet problem do të jetë era.

"Qarqet e Shqipërisë së Mesme siç është Durrësi, Tirana, Elbasani presin të jenë mesatare ndërsa në jug të dobëta dhe loaklisht mesatare," tha ajo.

Pranverën do të mund ta shijojmë vetëm pas të enjtes. Moti do të ngrohet ndërsa temperaturat në fundjavë do të arrijnë deri në 25 gradë celsius.